“Konferenca shqiptaro-amerikane: Politika e jashtme e SHBA-ve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”

Aktivistë, intelektualë, profesionistë dhe drejtues të diasporës amerikane organizuan dje një konferencë virtuale me pjesmarrjen e Dr. David. L. Phillips (një nga njohësit më të mirë dhe mbështetësit më të mëdhenj në SHBA të çështjes Shqiptare) me temën “Politika e Jashtme e SHBA-ve me Shqipërinë, Kosovën dhe Madedoninë e Veriut.

Konferenca e drejtua nga ish Ministri i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht anëtar i kryesisë së Konfereratës Panshqiptare “Vatra” doktor Dritan Demiraj. Në konferencë morën pjesë, përveç Dr. Phillips, z. Dritan Demiraj, z. Haxhi Dauti (president i Këshillit Amerikano-Shqiptarë në New York), z. Eduart Aliko, z. Nevruz P. Nazarko, z. Fatbardh Kadilli, Znj. Mimoza Ferraj, Znj. Sarah Kosta, Znj. Afërdita Rakipi, z. Avni Mustafaj, z. Denis Kalenja, Znj. Laura Ivezaj, z. Erman Jauri, z. Mark Kosmo, znj. Suzy Shkreli, z. Mersin Gjini dhe znj. Zana Dakic.

Në fillim të fjalës hapëse të konferencës, Dr. Phillips bëri një skanim të përgjithshëm të situatës politike të Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Për Shqipërinë, ai e vuri theksin tek keqqeverisja dhe keqkatandisja e demokracisë në Shqipëri. Sipas tij, kriza e tejzgjatuar politike ka shkaktuar konsegueca të mëdha për qytetarët Shqiptarë, Ai e cilësoi qeverisjen Rama si një ndërmarrje e përbashkët me krimin “Joint Criminal Enterprise”. Shqipëria duhet domosdoshmërisht t’i kthehet zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, etj.

Për Kosovën, Dr. Phillips theksoi rëndësinë e madhe për arritjen e dialogut pa kushte midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij kjo është një çështje për të cilën ai ka dhënë një kotribut të gjatë dhe është për të ardhur keq që në marëveshjen e fundit të firmosur në Shtëpinë e Bardhë, kjo marëveshje nga ana ekonomike solli përfitime vetëm për Serbinë. Sipas tij, koncepti minishengen nuk ka asnjë kuptim juridik dhe nuk ekziston. Kjo marëveshje i siguroi Serbisë daljen në det, lëvizjen e lirë dhe tregtinë e mallrave, produkteve të saj ushqimore, investime të qënësishme infrastrukturore dhe hekurudhore, etj. Në këtë marëveshje u harruan përgjegjësitë e Serbisë për krimet, vrasjen e rreth 10.000 qytetarëve kosovarë, të humburve, grave të përdhunuara dhe dëmeve të jashtëzakonshme ekonomike në Kosovë.

Për Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me presidentin e Këshillit amerikano-shqiptar z. Haxhi Dauti të cilin e falënderoi për aktivitetin e tij patriotik për çështjen Shqiptare për 30 vite me radhë, u arrit që në zgjedhjet e fundit të dilte në pah rëndësia dhe pesha e votës së Shqiptarëve, të cilët tashmë janë faktor i rëndësishëm për krijimin e maxhorancave qeverisëse dhe prosperitetin e qeverisw së ardhshme të Maqedonisë.

Në fjalën e tij z. Dritan Demiraj parashtroi disa shqetësime të tij në lidhje me situatën e rëndë të krimit, korrupsionin qeveritar, vrasjet e shumta, mungesën e rendit publik, në mënyrë të veçantë trafiqet e drogës, shqetësimit për rritjen e kultivimit të kanabisit në Dibër, Mirditë, Tepelenë, malësinë e Krujës, Dukagjin, Lezhë, trafikun e drogave të forta, drejtimit të policisë nga militantë rilindas të akuzuar për trafik droge dhe ish punonjës të sigurimit të shtetit komunist, etj veprimtarisë së krimit të organizuar të lidhur me persona që drejtojnë institucionet qeveritare, zgjedhjen e personave me rekorde kriminale në mënyrë të vazhdueshme nga z. Rama. Ai e pyeti Dr. Phillips se çfarë mendonte për politikën e jashtme të SHBA-ve në lidhje me qasjen ndaj qeverisë Shqiptare dhe se si kishte mundësi që për 4 vite me radhë megjithëse të gjitha skandalet e qeverisë Rama si trafiket e drogës, mungesa e demokracisë, mungesa e zbatimit të ligjit, institucioneve të drejtësisë, korrupsionit, luftës kundër mediave dhe fjalës së lirë, shkeljes së të drejtave të njeriut, shkeljes së të drejtës së pronës, etj ndërkohë që BE dhe parlamenti Europian i kanë denoncuar ato në vazhdimësi, qasja amerikane ka qënë krejtësisht e ndryshme? Ai theksoi gjithashtu se Rama po përpiqet përsëri që të aktivizojë të gjithë grupet dhe njerëzit me rekorde kriminale për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe përdorimin e këtyre parave të pista që përfitohen nga trafiku i drogës? Dr. Phillips deklaroi se ishte në dijeni të situatës të rëndë politike në Shqipëri dhe se mendonte se në të ardhmen qasja amerikane do të ndryshonte. Ai deklaroi se të gjithë raportet e DASH-it kanë evidentuar me saktësi të gjitha këto problemet dhe shqetësimet tuaja.

Zoti Eduart Aliko, professor universiteti në Michigan deklaroi me shqetësim se se Shqipëria vazhdonte të ishte në një krizë të thellë politike, e cila kulminoi në muajin shkurt të vitit 2019, duke bërë që opozita të largohej nga parlamenti. Është shqetësuese që demokracia në Shqipëri ndodhet në standartet më të ulëta të 30 viteve të demokracisë. Kryeministri Rama sot kontrollon të gjitha degët e pushtetit (ekzekutivin, legjislativin dhe drejtësinë) dhe në këtë ambient politik është qesharake të flasësh për kontroll dhe balancë mes pushteteve, aq më tepër që gjykata e cila do të mbronte pavarësinë  dhe kontrollin mes pushteteve si dhe do të shërbente si garanaci për zbatimin e kushtetutës së RSH, nuk e ka akoma
numrin e gjyqtarëve të duhur për të funksionuar. Zoti Aliko e pyeti Dr. Phillips: Të lutem na ndihmo të kuptojmë, duke patur parasysh eksperiencën tuaj si ekspert  dhe nëpunës i lartë i DASH-it në tre administrata, se si është e mundur që DASH-i vazhdon të mbështesë një rregjim aktokratik dhe njëkohësisht arrin të pranojë standarte të tilla, të pabesueshme  dhe qesharake të demokracisë në Shqipëri? Ka një mospërputhje të madhe të DASH-it dhe qëndrimeve të ambasadës amerikane në Tiranë. Raportet e vazhdueshme të DASH-it evidentojnë saktësisht trafiqet, kriminalitetin dhe korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin, ndërkohë ambasada amerikane në Tiranë vazhdon të jetë e kyçur në një çështje të vetme “Reformën në drejtësi”. Në vitet 2016-2017, Shqipëria u kthye në “fermën” me të madhe të mariuanës në rajon dhe ish ambasadori amerikan Donald Lu nuk tha një fjalë të vetme për këtë shkallë kriminalizimi në Shqipëri, ndërkohë që Shqiptaro-amerikanët duhet të jenë të qartë që ta përdorin fuqinë e tyre në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në drejtimin e duhur, në mënyrë që të zgjedhin kandidatin që do t’i shërbejë më mirë interesave të SHBA-së, por njëkohësisht do t’i kthehet edhe vlerave të demokracisë dhe ndëshkimit të autokracive në nivel ndërkombëtar. Dr. Phillips deklaroi se: Unë nuk mund të parashikoj se çfarë ndryshimesh dhe politike do të ndjekë administrata e ardhshme, por nqs votoni për kandidatin Trump,  nuk do të keni asnjë ndryshim dhe në Shqipëri do të keni të njëjtën situatë, nëse votoni kandidatin Biden, unë besoj se do të jetë në interesin e SHBA-ve mbështetja e standarteve demokratike dhe kundër shteteve që sot drejtohen nga autokratët.

Më pas z. Denis Kalenja, ekspert në ekonomi dhe financa në SHBA, e pyeti Dr. Phillips për mundësinë e rikthimit të investimeve amerikane, nëpërmjet angazhimit diplomatik midis dy vendeve dhe përmirësimit të klimës ekonomike e luftës kundër korrupsionit. Zoti Kalenja, bëri gjithashtu thirrje që Shqipëria të mos shikohet vetëm si një vend që ka nevojë për grande dhe ndihma humanitare, por si një partner ku kapitali dhe koorparatat amerikane të investojnë të sigurta.  Përgjigja e Dr. Phillips ishte se me fitoren e Joe Biden administrata amerikane do të riaktivizonte të gjitha mekanizmat shtetërorë dhe diplomatikë për të investuar më shumë në Shqipëri dhe Kosovë.

Zoti Nevrus P. Nazarko, e falënderoi Prof. Phillips për këtë bashkëbisedim dhe i deklaroi se ai (Dr. Phillips) ishte një nga ekspertët më të mirë të çështjeve ballkanike dhe me gjërë në rajon. Sipas z. Nazarko ne shqiptaro-amerikanët, kemi një dilemë dhe po ecim në një fije të hollë peri, si mund të themi në lidhje me këto zgjedhje presidenciale. Nga njëra anë duam të zgjidhet një president i cili do na përmirësojë jetën tonë dhe të familjeve tona këtu ku kemi dekada që jetojmë, si një komunitet i konsiderueshëm për nga numri i votuesve, por nga ana tjetër, unë si antikomunist i lindur, dua edhe një president që të bëjë diçka më shumë për çështjen shqiptare, të Kosovës e mbarë shqiptarëve në rajon. Në Michigan, zgjedhjet e fundit u fituan nga presidenti Trump me 13 mijë vota difference dhe disa statistika, siç përmendi dhe z. Demiraj, e çojnë numrin e votuesve shqiptaro-amerikanë në 47.000 mije, pra një shifër me impakt të madh në këto zgjedhje. Në Shqipëri, sipas të gjitha gjasave, demokracia është në pikën më të ulët të periudhës post-komuniste, dhe ne mendojmë se përfaqësuesit amerikanë të 8 viteve të fundit, nuk kanë bërë mjaft për të frenuar ngritjen e regjimit autokratik në Shqipëri. A mundet që një president i zgjedhur në datën 3 Nëntor ti plotësojë të dyja këto? Dr. Phillips deklaroi se nëse zgjidhej z. Biden, situata në Shqipëri do të adresohej ndryshe.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike z. Bardh Kadilli falënderoi Dr. Phillips për evidentimin e saktë të problemeve të thella që po përjetonte situata politike në Shqipëri dhe i bëri thirrje bashkëatdhetarëve shqiptaro-amerikanë që të votonin për kandidatin për president, i cili përfaqësonte më së miri interesat shqiptaro- amerikane. Gjithashtu, ai garantoi se Partia Demokratike dhe qeverisja e ardhshme me në krye Kryeministrin Basha, do të rikthenin në Shqipëri standartet demokratike të denja për një partner më të fortë dhe më dinjitoz në marëdhëniet me SHBA-të. Ai e cilësoi bashkëpunimin me SHBA-të si bashkëpunimin më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë.

Në fjalën e tij presidenti i Alumnit Shqiptar G.C. Marshall, z. Ermali Jauri, pasi bëri një analizë të situatës së rëndë politike në Shqipëri, e pyeti Dr. Phillips se si e vlerësonte ai faktin që ambasada amerikane në Tiranë nuk e ka denoncuar shkallën e lartë të korrupsionit, abuzimeve, trafiqeve dhe keqqeverisjes me krimin e organizuar në Shqipëri?

Zoti Avni Mustafaj, një nga ish drejtuesit e lartë të NAAC-ut, kritikoi në mënyrë të veçantë marëveshjen e firmosuar së fundi në Shtëpinë e Bardhë, duke e cilësuar Presidentin Trump si një president transaksionesh, për të kënaqur interesat e tij personale politike. Ai në të njëjtën mendim me Dr. Phillips kritikoi elementët e futur në këtë marëveshje vetëm për përfitime elektorale, politike të kandidatit republikan Donal J. Trump dhe shprehu opinionin e tij se kandidati Biden do të përfaqësonte më denjësisht interesat Shqiptare dhe aspiratat e tyre për drejtësi. Sipas tij ishte një gabim i madh që presidenti Trump e quajti Kosovën vend Islamik që ndodhej në Lindjen e Mesme dhe u shpreh i çuditur se çfarë lidhje kishte çështja e Izraelit në këtë marëveshje?

Ndërkohë zoti Haxhi “John” Dauti, përcolli mesazhin e tij dinjitoz për një qeverisje të suksesshme në Maqedoninë e Veriut dhe i bëri thirrje faktorit shqiptar që të qëndronte i bashkuar rreth parimeve demokratike për bashkëjetesë dhe prosperitet në Maqedoni, me qëllim që qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e reja të integrohej më me dinjitet në institucionet euroatlantike.

Së fundi, biznesmeni Mersin Gjini e falënderoi Dr. Phillips për mbështetjen e çështjes shqiptare dhe e pyeti për planet dhe ambiciet e tij në të ardhmen? Dr. Phillips u përgjigj se angazhimi i tij për momentin ishte përkrahja me të gjitha mundësitë e kandidatit për president z. Biden.

Dr. Phillips falënderoi personalisht z. Dritan Demiraj për formatin cilësor dhe  profesional të kësaj konference, nivelin e lartë të diskutimeve dhe analizave, si dhe shprehu dëshirën që deri në zgjedhjet e muajit nëntor, bashkëbisedime  dhe takime të tilla virtuale ose face to face të shtoheshin edhe më tej.

Si përfundim, ai deklaroi se duhet të punojmë së bashku, të përpilojmë një raport me shifra dhe fakte, të cilat të evidentojnë bashkëpunimin e politikës shqiptare me krimin e organizuar në Shqipëri gjatë këtyre shtatë viteve të qeverisjes socialiste dhe ta shpëndajmë, botojmë në mediat ndërkombëtare, në senatin dhe kongresin amerikan, në institucionet akademike, etj dhe më pas falënderoi në mënyrë të veçantë ish ministrin Dritan Demiraj për ekspertizën dhe kontributin e tij në këtë drejtim.

SHKARKO APP