KONFERENCË, “BERATI – 10 VJET NË UNESCO”

Me rastin e 10-vjetorit të përfshirjes së Beratit në UNESCO, u zhvillua sot në sallën e konferencave të Bashkisë një konferencë me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, autoriteteve të larta të pushtetit vendor, të ftuar, miq, punonjës të administratës, qytetarë etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, evidentoi dhe vuri në dukje bashkëpunimin e frytshëm dhe mjaft rezultativ mes pushtetin ekzekutiv dhe atij vendor për të nxjerrë në pah, vlerësuar dhe promovuar vlerat e padiskutueshme të trashëgimisë kulturore të Beratit, për të cilat do të duhet të ndihen krenarë jo vetëm beratasit, por çdo shqiptar, pasi Berati është pasaporta e prezantimit tonë kulturor.

Ndërsa Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, theksoi se Berati nuk është më në fazën e mbijetesës, por të jetëzimit. “Është Shqipëria që ka nevojë për Beratin, jo Berati për të tjerët, pasi këtu janë shkrirë në një të vetme thuajse të gjithë elementet njerëzorë e natyrorë;  lumi, kodra, mali, lashtësia, historia, kultura, arti, mjeshtëria, ushqimi, dija, bujaria dhe mikpritja beratase, të cilat bëjnë që çdo viziorë të ndihet si në shtëpinë e tij. Duke u nisur nga kjo, vëmendja e qeverisë ka qenë e veçantë për të mbrojtur, pasuruar e promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit, i cili, nga viti në vit është bërë më atraktiv në sytë e turistëve, numri i të cilëve ka njohur vetëm rritje”, tha ndër të tjera Ministrja Kumbaro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, theksoi se Berati është një perlë, të cilin kur e sheh nga jashtë me të vërtet që e ndrin ndjenjën e krenarisë sonë kombëtare. “Me Beratin na lidh trashëgimia kulturore dhe historike, andaj do të donim që me ndihmën edhe të Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, të ndiqnim rrugën e Beratit, që për Qendrën Historike të Prizrenit dhe për disa objekte të  tjera me vlerë, t’i përfshinim në listën e UNESCO-s”, tha z. Haskuka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e tij përshëndetëse, Osman Akbas, Nënkryetari i Bashkisë Amasya, Turqi, pasi felenderoi për mikrpitjen e ngrohtë dhe miqësore, u shpreh se tanimë për të nuk ekziston vetëm një Berat ( djali i tij quhej Berat), por edhe një Berat tjetër, më i madh në moshë, më i lashtë, për të cilin kam një konsideratë të veçantë jo vetëm për vlerat e tij arkitektonike, kulturore dhe historike, por edhe sepse ka një lloj ngjashmërie gati identike me qytetin e Amasyas, ku vlerat historike, kulturore, ashtu sikurse Berati, datojnë qyshse prej lashtësisë. Në vazhdim të konferencës, Nëkryetari i Amasyas referoi mbi temën “Historia e një qyteti në rrugën e Trashëgimisë Botërore të UNESCOS”

Më tej u vazhdua me referime të tjera të konferencës.

Drejtori i DRKK, z. Eugen Kallfani referoi mbi temën “Roli i DRKK Berat në raport me UNESCO – n; sfidat, arritjet dhe problematikat”.

Specialisti i Trashëgimisë Kulturore, z. Marius Qytyku, trajtoi temën “UNESCO dhe menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Berat”.

Shefja e Kabinetit të Komunës së Prizrenit, znj. Krenare Koqi, referoi mbi temën “Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit”.

Znj. Ariola Prifti, Doktore Shkencash, me temën “Historia e muzeologjisë, organizimi muzeal dhe mënyra e menaxhimit të tij”.

Gjatë kësaj konfrence u zhvilluan diskutime të hapura, u hodhën ide, mendime dhe sugjerime rreth vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit.

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?