Konfindustria: Nëse gjendja e jashtëzakonshme vazhdon për 30 ditë, Shqipëria rrezikon rritje ekonomike nën 0%

Permes një njoftimi për shtyp, Konfindustria njofton se si pasojë e pandemisë së COVID-19, mund të pasojë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare.

Sipas kreut Konfindustria, Gjergj Buxhuku, nëse kjo gjendje vazhdon për 30 ditë dhe nuk merren masa zbutëse, Shqipëria rrezikon të kalojë në recesion teorik me rritje ekonomike negative/nën 0% të PBB në vitin 2020.

Ai shkruan se sektorët më të prekur do të jenë ndërtimi, hoteleria, transporti dhe shërbimet, duke bërë që një pjesë e ndjeshme e bizneseve të prekura të dalin përfundimisht nga tregu.

“Përshëndetje bashkangjitur njoftimi për shtyp i Z. Gjergj Buxhuku, Administrator i Pergjithshem, ne te cilin Konfindustria vlerëson, se pasojat e pandemisë botërore COVID 19, që ka përfshirë edhe Shqipërinë, mund të jenë mjaft të rënda në afatgjatë për ekonominë, bizneset dhe qytetarët. Sipas vlerësimit paraprak, nëse gjendja e jashtëzakonshme vazhdon për 30 ditë dhe nuk ndërmerren masa zbutëse të pasojave Shqipëria rrezikon të kalojë në recesion teorik me rritje ekonomike negative/nen 0% të PBB në vitin 2020. Sektorët më të prekur do të jenë ndërtimi, hoteleria, transporti, shërbimet, etj. Gjendje të vështirë si pasojë e mungesës së përkohshme të likuiditetit financiar do të ndjejnë industritë minerale, naftë dhe manifaktura/fasoneve. Është e mundshme, që një pjesë e ndjeshme e bizneseve të prekura të mbyllen dhe dalin përfundimisht nga tregu.”

SHKARKO APP