Konfirmimi i 15 prokurorëve të SPAK, nis mbledhja e KLP
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku do të konfirmohen emrat e 15 prokurorëve që do të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme të AntiKorrupsionit (SPAK). Relatori Sandër Beci ka prezantuar të gjithë punën voluminoze të KLP-së në përzgjedhjen e prokurorëve që do të hetojnë zyrtarët e lartë të shtetit, si dhe grupet e organizuara kriminale. Ai sqaroi se KLP, në bazë të rregullores, nuk ka pranuar dosjet e prokurorëve që janë në proces hetimor, por vetëm ato që janë mbyllur.
KOHA JONË SONDAZH

