Konfirmohen 6 raste të reja me koronavirus në Delvinë, mes tyre një punonjës i Policisë Bashkiake
Aktualitet E Mërkurë, 24 Qershor 2020 19:40
Janë konfirmuar gjashtë raste të reja me koronavirus në Delvinë.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti, i cili thekson se rastet e reja janë kontakte të rastit që rezultoi pozitivë një ditë më parë.
Rasti i djeshëm dyshohet se e ka marrë virusin nga dy kosovarë.
Ndërkohë, mes gjashtë rasteve që kanë rezultuar sot pozitivë, pas tamponëve, është edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Delvinës.