Konfirmohet në detyrë prokurori Alfred Progonati

KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin e prokurorisë së Përgjithshme, Alfred Progonati.

Progonati iu nënshtrua procesit të vettingut të martën (18 dhjetor) dhe hetimi ndaj ti u bë në të tre kritere, atë të pasurisë,  pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale.

Pas hetimeve të ILDKPKI rezultoi se deklarimi i prokurorit ishte i saktë.

Swiss Digital Desktop Reklama

KKP mori vendimin sot (20 dhjetor) se Progonati rezulton i përshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas  ILDKPKI, ai ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë.

KPK gjatë seancës së dëgjimit të martën tha se prokurori i përmbush me përpikmëri aftësitë porfesionale, ka disiplinë në punë dhe është i aftë për të marrë vendime si edhe çështjet i ka përfunduar në kohë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?