Konfirmohet nga Blendi Klosi: Deputeti Agron Çela i është bashkuar PS-së

Nuk ka më zëra, por është vetë Blendi Klosi, sekretar Organizativ i Partisë Socialiste, që ka konfirmuar sot që deputeti Agron Çela i është bashkuar PS-së. Ditë më parë Ilir Meta mohoi zërat për “firo” nga Partia e Lirisë dhe i cilësoi “lajme të shpikura e të porositura”.

“Kam marrëdhënie shumë të mira me zotin Çela dhe me shumë kolegë të PD-së në parlament. E shikoj si një magnet që PS-ja është shumë e fortë, kjo ka qenë gjatë gjithë kohës. Një herë kemi pasur çarje, ajo çarje na humbi pushtetin në 2005 dhe nga ai moment, nuk ka pasur më ngjarje që nga PS-ja të largohet.

Zoti Çela vjen si një deputet që ka mbështetje të konsiderueshme të shprehur në vite, në disa mandate në zonën ku ai funksionon, pra, ka forcën e tij politike personale dhe këtë ai e menaxhon për të mirën e komunitetit.

Unë mbështes çdonjërin, partia është kryesorja, struktura është më rëndësishmja, njerëzit që na votojnë, janë ata që ne duhet t’i vlerësojmë”, tha Klosi për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP