Konfirmohet nga mjekët: Noizy-it i është hequr një plumb nga trupi

Mjeku që e ka operuar reperin Noizy ka treguar për KALLXO.com se atij i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike.

Mjeku kujdestar në Emergjencën e Prishtinës, Avni Xhafa, ka folur për KALLXO.com për lëndimet e reperit Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, pas incidentit në qendër të Prishtinës.

Ortopedi Xhafa e ka operuar Noizyn pasi ai ishte qëlluar nga një plumb, i cili i është hequr pas një ndërhyrjeje kirurgjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Konfirmoj se Rigels Rajku ka ardhur me një plagë në regjionin gluteal të djathtë si dhe plumbin i cili prezanton në rentgen në të njëjtën anë. Plumbi është hequr ndërsa gjendja e pacientit është stabile dhe pa dëmtime të strukturës kockore dhe neurovaskulare”, ka thënë për KALLXO.com mjeku Avni Xhafa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, pacienti ka refuzuar qëndrimin e mëtejshëm në spital.

Noizy është parë në korridorin e Emergjencës pas operimit.

Përveç Noizyt në incidentin e armatosur në qendër të Prishtinës është plagosur edhe shoku i tij, i njohur me nofkën “Varrosi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?