Konfirmohet rasti i 3-të me koronavirus në Vaun e Dejës, familjarët denoncojnë

Nëna e të prekurit të parë me koronavirus në Vaun e Dejës konfirmohet pozitive. Duke e çuar në 3 numrin e të infektuarve të së njëjtës familje. Një ditë më parë ka rezultuar me koronavirus dhe kunata e 35 vjeçarit. Kjo është një famije e madhe me 5 djem.

Tre prej tyre përfshi dhe 35 vjeçarin jetojnë me familjet e tyre në një shtëpi private me kate të ndara.

I infektuari i parë jeton me nënën që sot u konfirmua si pozitive, me bashkëshorten që një ditë më parë rezultoi negative dhe me fëmijët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po anëtarëve të tjerë të familjes nuk ju është marrë analiza dhe për pasojë ata kanë denoncuar në ABC News dhe kanë rrëfyer se as fëmijëve të të prekurit nuk i është marrë tamponi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa theksojnë se nuk i është marrë analiza as nipit tw tij që i ka bërë frymëmarrje artificiale kur ende nuk ishte i  konfirmuar me koronavirus.

I rëndë është dhe fakti që 35 vjeçari rreth 8 ditë më parë, është vizituar në spitalin e Shkodrës dhe ka pasur kontakt me personelin shëndetësor.

As këtyre të fundit nuk ju është bërë analiza. Ndaj familjarët kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga strukturat e larta shëndetësore dhe sa më shpejt t’ju merret tamponi familjarëve të 35-vjeçarit./abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?