FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konfirmohet rasti i dytë me COVID 19. Bashkia e Durrësit mbyll dyert për qytetarët

Konfirmohet rasti i dytë pozitiv me COVID 19 në Bashkinë e Durrësit. Bëhet me dije se punonjësi që ka rezultuar sot pozitiv është rast kontakti me rastin e parë (i konfirmuar para disa ditësh).

Po ashtu rezulton se në karantinë ndodhen të gjithë punonjësit që kanë pasur kontakt me të prekurit, në pritje edhe të përgjigjes së tamponit.

Zëdhënësi i Bashkisë së Durrësit, Dorjan Agolli deklaroi se edhe ai ishte në karantinë 14 ditore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, në godinën e bashkisë nuk janë lejuar qytetarët. Pritet që të bëhet dezinfektimi i saj e më pas të rikthehet shërbimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?