Konflikt interesi? Bushati: Në zgjedhje kandidatë të bandave

Placeholder Image

Superkonflikt interesi për Andi Bushatin është të shkosh në zgjedhje me kandidatë të vendosur nga bandat kriminale. Në emisionin “Të paekspozuarit” në News24, analisti Andi Bushati iu përgjigj gazetarit Carlo Bollino i cili tha se Presidenti i Republikës është në konflikt interesi për shkak se bashkëshortja e tij është kryetarja e partisë së dytë më të madhe në opozitë.

Bushati rikujtoi përgjimet dhe tha se banda e Avdylajve ka akoma kandidat në Shijak për kryetar bashkie. Sipas tij, ky është superkonflikt interesi që e kalon shtratin e Kryemadhit me Metën.

“Rama del 5 herë në ditë në televizor dhe nuk lë njeri pa përgojuar. Problemi këtu është vërtetë tek konflikti i interesit por ku duhet ta shikojmë. Edhe për mua nuk është një gjë e logjikshme që presidenti duhet të gjykojë për partinë e gruas së tij. Por ama banda e Avdylajve ka akoma kandidati në Shijak kandidatin e vet. Kriminelët vendosin kryetarë bashkie dhe ne mendojmë të shkojmë në zgjedhjet e 30 qershorit me kandidatë të vendosur nga bandat kriminale. Ky pastaj është super konflikt interesi që e kalon dhe shtratin e Kryemadhit me Presidentin”, tha Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?