Konflikt mes dy të rinjve, plagoset 19-vjeçari në Durrës

Dy të rinj janë konfliktuar pasditen e së shtunës në Durrës, ndërsa sherri ka përfunduar në përdorimin e thikës. Policia njofton se debati ka nisur për motive të dobëta dhe më pas A.B., ka lënduar 19-vjeçarin S.G., banues në Hamallaj.

“Më datë 24.07.2021, në orën 16:20, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.

SHKARKO APP