Konflikt për linjën e transportit, shoferi kërcënon: Zbriti mësuesit nga autobusi
Një 39-vjeçar nga Gramshi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi ka kërcënuar shoferin e autobusit që transportonte mësuesit e fshatit Sotire.
Policia sqaron se 39-vjeçari me iniciale A.F shofer autobusi, pretendon se linjë e kësaj rrugë është e licensuar dhe i përket atij.
“Ky shtetas, në fshatin Paktos duke lëvizur me mjetin e tij autobus, pretendon se linja Gramsh – Sotire është me liçensë të tij dhe i ka bllokuar lëvizjen në rrugë autobuzit të drejtuar nga shtetasi L.B., 52 vjeç banues në Gramsh, i cili transportonte mësuesit e fshatit Sortire. Shtetasi A.F, dyshohet ta ketë kërcënuar shtetasin L.B, që të zbresë pasagjerët dhe të kthehet për në Gramsh”, informoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 277 dhe 293 të Kodit Penal.

