Konflikt pronësie, vritet 31-vjeçari, FNSH e policia në kërkim të dy vëllezërve
Një 31-vjeçar është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në zonën e Dukagjinit. Mësohet se viktima është 31-vjeçari Gjok Arra. Ngjarja ka ndodhur në orën 10:15 në fshatin Gjuraj, njësia administrative Plan dhe dyshohet se motiv kanë qenë konfliktet për çështje pronësie.
Pak minuta pas ngjarjes policia ka identifikuar autorët e dyshuar, të cilët janë vëllezërit Luvigj dhe Çesk Bludaj. Një operacion është ndërmarrë për kapjen e tyre, ku janë angazhuar dhjetëra forca policie si dhe FNSH-të.
“Menjëherë për në vendngjarje janë nisur forcat policore të komisariatit Shkodër dhe të drejtorisë Shkodër si dhe dy grupe të FNSH Shkodër dhe grupi hetimor informon se i vrarë ka mbetur shtetasi Gjok Arra, 31 vjeç. Dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë 2 vëllezërit shtetasit Luvigj Bludaj, 31 vjeç dhe shtetasi Çesk Bludaj, 37 vjeç banues të dy në fshatin Gjuraj. Nga Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit Shkodër janë ngritur pikat e kontrollit në hyrje të zonës dhe janë në ndjekje të autorëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë gjyqësore për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga verifikimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikt me bazë pronën. Njoftimi perfundimtar do të jepet pas verifikimeve dhe hetimeve me të detajuara të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë Shkodër.
KOHA JONË SONDAZH

