Konflikti në “Don Bosko” nisi mes 2 grupe të rinjsh, 1 prej të plagosurve në gjendje të rëndë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin pak minuta më parë ku 1 person ka mbetur i vrarë dhe 3 të tjerë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kompleksion “Fiori Di Bosko” në lagjen Don Bosko në kryeqytet. Mësohet se ka pasur një konflikt mes dy grupesh të rinjsh të cilët pas përdorimit të armëve ngjarja mori përmasa tragjike.

Mësohet gjithashtu se viktima ka humbur jetën ne vendngjarje ndersa nje prej te plagosurve eshte rende ne spital.

Në lokal ka patur edhe persona të tjerë që janë tmerruar nga ngjarja. Policia ka ngritur pika kontrolli në pikat lidhëse ke Durrësin dhe Krujën. Tani po pyten dëshmitarët. Tani po nxirren edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?