Konfliktohen për pronën në Kashar, qëllon me pistoletë manovër mbi kushëririn

Një sherr për pronën ka përfunduar në përplasje me armë mes dy kushërinjve. Mësohet se qytetari E.B. është konfliktuar me kushëririn e tij Z.B., për motive pronësie.

Rreth orës 10:32, në vendin e quajtur Valias, Kashar, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B.

Me marrjen e njoftimit nga shtetasi Z. B,  shërbimet e policisë, të Komisariatit nr 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta kanë arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B ka kryer qitjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?