Konfliktohet me një person për motive të dobëta, punonjësi i policisë e godet me armë
Një punonjës i policisë së burgjeve shtetasi L.M., 49 vjeç, dyshohet se ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin A.D., 39 vjeç.
Ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta dhe pas mjekimit që ka marrë është larguar për në banesë.
Policia bën me dije se: Me datë 04.10.2020, rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mētejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit.