Konkflikti i AMA me Ora News, Shoqëria Civile në protestë (VIDEO)
Pas aktit më të fundit të ndërmarrë nga AMA që ka kërcënuar Ora News, Shoqëria Civile ka dalë në një protestë. Protesta ka nisur në formë marshimi nga Bashkia e Tiranës në drejtim të institucionit të AMA. Të pranishëm janë aktivistë dhe njerëz të njohur të medias.
Portestuesit me pankarta në duar, por edhe me kartona të kuq në formë simbolike ndaj censurës së fjalës së lirë.
Me thirrjet “Turp, turp” ata kanë kërkuar mos cënimin e fjalës së lirë. Protestës i është bashkuar edhe kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo, por edhe qytetarë të thjeshtë dhe persona me aftësi të kufizuar
Pollo: AMA është kapur nga interesa monopoli në emër të drejtuesit të këtij institucioni
Protesta vjen pasi në adresë të Televizionit Ora News mbërriti një kërcënim për mbylljen e kanalit dixhital, vetëm një ditë pasi televizioni Ora News dorëzoi kërkesë padinë kundër vendimit të AMA që i refuzoi licencën kombëtare Ora News.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/684280108363781/

