Konkurs për shpenzimet e fushatës elektorale, KQZ thirrje ekspertëve

87 subjekte zgjedhore, konkretisht 61 parti politike dhe 26 kandidatë të pavarur, do të auditohen për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhor të datës 21 qershor 2015.

Gjithashtu, 125 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, do të auditohen për fondet e përfituara dhe shpenzuara për vitin kalendarik 2014.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj do të jenë ekspertë kontabël të liccensuar që do të zgjidhen nëpërmjet një shorti, ata që do të bëjnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën e fundit. Sipas KQZ, janë vetëm 26 kërkesa nga auditët për pjesëmarrje në short, ndaj ky institucion u bën thirrje ekspertëve për pjesmarrje më të madhe në shortin për zgjedhjen e audituesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?