Konkursi “Forca e Ligjit”; Fitues ata që do të luftojnë grupet kriminale
Rreth 200 specialistë hetimi krimesh nga drejtoritë e policive në 12 qarqet e vendit, kanë aplikuar për t’iu bashkuar operacionit “forca e ligjit”.
Ata do të konkurrojnë për 50 pozicione vakante në task forcat rajonale, dhe atë qendrore që do të ngrihen me synimin e goditjes së grupeve kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit.
Disa hetuesve u është refuzuar pjesëmarrja në konkurs për shkak të problemeve me masat disiplinore apo mungesë së certifikatës së sigurisë pasi me atashimin në task-forcat kundër krimit ata do të njihen me informacione të klasifikuara dhe tepër sekret.
Ndërkohë zyrat qendrore të “forcës së ligjit” do të ngrihen në ish-godinën e ministrisë së shëndetësisë përbri drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit. Në këtë godinë do të atashohen edhe 7 hetuesit e huaj që do të asistojnë operacionin e shumë përfolur, mes tyre dhe një hetues i FBI-së amerikane.
KOHA JONË SONDAZH

