Konkursi për gradat e larta në Polici, konkurrohet për 18 vende
Pas disa viteve pezullim, është rihapur konkursi i gradave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. 37 efektivë realizuan provimin me shkrim, ku vetëm 18 prej tyre do të përfitojnë gradën e re drejtues i parë.
Provimi me shkrim është faza e parë për përfitimin e gradës drejtues i parë, pasi të mërkurën do të mbahet dhe faza e dytë e provimi me gojë. Konkurrentët që dalin fitues do të trajnohen më pas për gradën e re.
Grada drejtues i parë është e gjashta në listë nga 8 grada që janë në total. Me pas janë dhe dy gradat e tjera, drejtues i lartë dhe madhor. Konkursi për gradën drejtues i parë nuk është e vetmja, pasi në javët në vijim pritet të hapet edhe për gradën drejtues, ku janë 97 konkurrentë për 40 vende të lira.
KOHA JONË SONDAZH

