Konsiderohet person i rrezikshëm, imami shqiptar arrestohet në Itali

Imami Zejnullah Sadiki është arrestuar në Itali për terrorizëm.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, konsiderohet person i rrezikshëm. Ai nuk është një emër i panjohur për autoritetet italiane.

Në 2015-ën, në provincën e Grossetos, pas zbulimit të një celule xhihadiste, u lakua emri i ti dhe i Maria Giulia Alias Fatima, e cila ishte e para femër xhihadiste në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmin për arrestimin, e ka dhënë vetë imami, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej ai shkruan, se arrestimi i tij është bërë pa fakte, ndërsa ka mohuar të gjitha akuzat.

Imami tregon gjithashtu, se po mbahet në qendrën e emigrantëve në Torino, që prej të hënës në mbrëmje.

Postimi i plotë

Te nderuar vellezer dashamire esselamualejkum Nga mengjesi i dites se Henë ora 06:00 me urdherin e ministrit te brendshem te Italis Mateo Salvinit jam i arrestuar nga forcat e rendit në shtepin tim, pa asnjë deshmi, me arsyen kinse unë jame person i rrezikshem per shtetin Italian duke theksuar keto fakte: Se une jam nje imam gjithnjë radikal.Se kam frekuentuar shume qendrat Islame. Se po merrem me (logjistik) me organizim të jetes Islame. Per shkakun se jam familjarizuar ketu ne Itali si nje imam me pervoj. ………. Nga dita e Hene ne mbremje po mbahem në qendren e emigranteve në Torino ku nuk meret vesh se cfar Po behet… Per shkak te kushteve aktuale qe gjindem nuk mund te shkruaj me shumë. ALLAHU UA PRANOFTË XHUMAN TË GJITHVE DHE BENI DUA PER MUA. E di se sotë ne xhuma xhematit i kam munguar por ju them se nese akoma ka drejtesi dhe demokraci ne shtetin Italian do te kthehem perseri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?