Konstituohet Këshilli bashkiak i Shkodrës, zgjidhet kryetarja e re
Aktualitet E Mërkurë, 29 Shtator 2021 13:22
Është konstituuar Këshilli bashkiak i Shkodrës pas një mbledhjeje, e cila zgjati për afron 90 minuta. Pavarësisht protestës së opozitës që ende vazhdon jashtë ambienteve të Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, PS arriti të formojë këshillin e Shkodrës. Në krye të këshillit bashkiak u zgjodh Brisela Kadia, e cila arrti të marrë besimin në formë unanime nga të gjithë anëtarët e këshillit.
KOHA JONË SONDAZH

