Konstituohet Këshilli i qarkut të Shkodrës, Ademi nuk njoftohet për mbledhjen
Konstituohet Këshilli i Qarkut të Shkodrës. Kryetar i ri është zgjedhur Hilmi Lakti, si propozimi i vetëm në garë. Ai mori 18 vota pro dhe 1 kundër.
Të pranishëm në mbledhje ishin dhe 4 kryetarët e bashkisë së qarkut, por jo ajo e Shkodrës, Voltana Ademi.
E pyetur nga RTV Ora, Bashkia Shkodër tha se Ademi tha se nuk ka pasur asnjë njoftim.
“Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, është përjashtuar nga pjesëmarrja në mbledhjen e Këshillit të Qarkut. Qytetarja e Parë e Shkodrës nuk ka patur asnjë njoftim apo ftesë për këtë mbledhje”.