Konsulli i Nderit i San Marinos, Esat Ademi dekorohet me titullin “Kavalier”
Konsulli i Nderit i San Marinos, Esat Ademi është dekoruar me titullin e lartë “Kavalier”. Dekorata i është dorëzuar nga autoritetet më të larta të republikës së San Maniros.
Titulli “Kavalier” është më i larti që i jepet një shtetasi që nuk është rezident në republikën e San Marinos.
Esat Ademi prej disa vitesh mban detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të San Marinos. Falë kontributi të tij raportet mes shteteve janë intensifikuar. Si përfaqësues diplomatik, Ademi është angazhuar për më shumë bashkëpunim mes institucioneve të dy vendeve dhe rritjen e raporteve ekonomike.


