Konsulli i Nderit të Letonisë ngushëllon familjarët e ushtarakes së vrarë
Vdekja tragjike e ushtarakes shqiptare ka sjellë edhe reagimet nga politika.
Zarife Hasanaj, 32 vjeç nga Tropoja do të nisej një muaj më parë në Letoni, në një mission të NATOS-s, që korrespondon me një vit historik, 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ajo ndërroi jetë nga shpërthimi i një mine, teksa ishte duke e çmontuar atë.
Konsulli i Nderit të Letonisë në Shqipëri Sokol Kraja ka shprehur ngullëshimet për humbjen e jetës së nëntares Zarife Hasanaj dhe plagosjen e komandantit të kontigjentit, Major Klodian Tanushit dhe rreshter Julian Kapajt, në misionin ushtarak “Enhanced Forëard Presence”, që NATO po zhvillonte në Letoni.
“Kjo humbje hidheron të gjithë pjesëmarrësit në këtë mision, por dhe popullin letonez, i cili vlereson lart kontributin e jashtëzakonshem të Shqipërisë dhe shqiptarëve në kuadër të Aleancës, por edhe për paqen e sigurinë kudo në botë. Ne mbështesim fuqimisht rolin dhe kontributin që forcat ushtarake të Republikës së Shqipërisë kane dhënë dhe japin në kuadër të Misioneve të NATO-s.
Në këto orë të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe i ndodhemi pranë familjarëve të Zafire Hasanajt dhe ushtarakëve të tjerë që u plagosën në këtë incident tragjik”, shkruan Kraja.
KOHA JONË SONDAZH

