Kontenieri me kokainë nuk u skanua nga pala italiane

Zbardhen detaje të reja lidhur me itinerarin e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda së cilës u gjetën 613 kg kokainë.

Dy ditë para mbërritjes në Shqipëri kontenieri u kontrollua nga policia kufitare italiane por vetëm fizikisht, pa iu nënshtruar skanerit.

“Kontrollorët italianë pasi verifikuan se në kontenier kishte banane sipas fatures i vendosën tjetër plumçë dhe e lanë të vazhdonte rrugëtimin për në Shqipëri. Edhe në doganën shqiptare kontenierin ka mbërritur me fletë kontrolli nga Italia”- bëjnë të ditur burime nga grupi hetimor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?