Kontenieri me kokainë u nis nga Kolumbia në mesin e janarit

Armada Kombëtare e Republikës së Kolumbisë, (Marina kolumbiane) në faqen zyrtare ka postuar informacionin lidhur me kontenierin me kokainë që u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në Durrës.

Në njoftim thuhet se kontenieri ishte nisur nga Kolumbia në mes të janarit dhe itinierera ishte vizita e disa porteve europiane për të mbërritur në portin e Durrësit.

“Në një operacion të kordinuar që përfshinte Marinën Kombëtare Kolumbiane, agjensitë ndërkombëtare dhe Policinë Shqiptare, u kapën 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.”- shkruhet në faqen zyrtare të Marinës Kolumbiane

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngarkesa me drogë është sekuestruar falë informacioneve të siguara nga agjencitë pjesëmarrëse të cilat i lejuan  policisë shqiptare të planifikojnë operacionin për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare, që nga momenti i zbarkimit të tij në port deri në objektet e kompanisë në Durrës, vendi ku policia ndërhyri në kontejner dhe gjeti lëndën narkotike

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kokaina e konfiskuar i përkiste një strukture trafikimi të drogës të lidhur me Grupin e Armatosur të Organizuar të njohur si “Clan del Golfo”, i cili ka kontakte në disa porte në Evropë ku ata dërgojnë dërgesa droge”-shton Marina Kolumbiane-Me këtë sekuestrim, vlera e të cilit shkon më shumë se 37 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar të zi, është penguar të hyjë në arkën e këtij grupi të paligjshëm”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?