Kontjana Kuçi: Durrësi, qyteti i megaskandaleve e aferave miliona euro në xhepin e mafias. Më 25 prill presim rezultat spektakolar

Kryetarja e LSI-së në Durrës Kotjana Kuçi akuzon qeverinë se ka braktisur qytetarët dhe se mendon vetëm për tenderat dhe bashkëpunimin me oligarkët. Lidhur me rindërtimin pas tërmetit, Kuçi pohoi se po prodhohet vetëm show dhe xhirime propagandistike. “Zero pallate të ndërtuara. Zero punë në lagjen e re në Spitallë që u premtua nga qeveria”,- tha ajo.

Familjet e thjeshta gjenden në kushtet e mbijetesës, nderkohe miliona Euro shpërdorohen për beton dhe afera korruptive, komenti juaj për këtë pjesë?

Durrësi është qyteti me kushtet më të vështira në vend pasi pësoi dy goditje të rënda: tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia. Përpos tyre Durrësi ka vuajtur e tashmë po vuan edhe më shumë nga papunësia, sundimi i mafias dhe uzurpimi i oligarkisë së sektit të “Rilindjes” i punëve publike, me tendera qindra miliona eurosh që shpërdorohen në betonizim rrugësh, kanalizime, sheshrrotullime, etj, të bëra e ribëra çdo vit me qëllim tenderimi për të shkuar në xhepat e pak njerëzve, tashmë të ditur nga të gjithë banorët e Durrësit, të lidhur ngushtë me qeverinë dhe bashkinë.
Durrësi është qytetati i mega-skandaleve dhe mega-aferave, i tenderave qindra milionë lekësh, i abuzimeve galupante, shpërdorimit të fondeve publike, dhe korrupsionit.
E teksa miliona shkojnë në xhepin e mafias dhe oligarkëve familjet e thjeshta janë në kushte mbijetese. Rinia po largohet. Papunësia është e skajshme. Bizneset në faliment. Pensionistët nuk arrijnë të paguajnë ilaçet.
Zero vende pune hapi “Rilindja.” Zero investime zhvilllimore. 80% e bizneseve në Durrës në faliment.
Po vidhen miliona dita-ditës pasi të sigurtë për largimin e tyre më 25 pril “rilindasit” po zhvasin sa të munden përpara largimit.

Më 25 prill Durrësi do marrë drejtësinë e merituar dhe do i japë grushtin më të fortë të zemërimit vrasësve të shpresës e vjedhësve dhe shkatërruesve të Durrësit.

Ju jeni shprehur dhe e keni denoncuar faktin se në Durrës faturat mujore të ujit janë më të lartat në vend. Çfarë problematikash të tjera ka Durrësi?

Faturat e ujit në Durrës janë më të lartat në vend. Por më të lartat janë edhe faturat e dritave dhe çmimi i ilaçeve mjekësore. Vetëm të ardhurat që shkojnë për ujë, drita dhe ilaçe janë të papërballueshme nga pensionistët, shtresat në nevojë dhe pjesa më e madhe e familjeve të Durrësit.
Mbi 50% e familjeve të Durrësit jetojnë me 4 dollarë në ditë. Për shkak tē falimentit të bizneseve, operatorëve turistikë dhe aktoviteteve të tjera të lidhura me turizmin ka patur shkarkime nga puna.
Rinia e Durrësit, madje edhe studentët ekselentë të vetmin mundësi punësimi kanë call centers. Ndaj edhe ka një largim në masë tē rinisë. Call centers dhe fasoneri. Këto janë mundësitē e vetme për rininë e jo vetëm pasi edhe familjarë të rritur punojnë aty pasi nuk ka mënyrë tjetër jetese.
Durrësi është lënë një gërmallë ekonomike, sociale dhe urbanistike.
Autorja e vetme e kësaj situate është “Rilindja.” E cila vazhdon dhe injoron e braktis banorët e Durrësit e vjedh e shpërdoron me të ardhurat publike. Çdo ditë në Durrës hidhet beton. Edhe në pandemi. Beton, beton, beton. Vetëm për të zhvatur sa më shumë.
Në Durrës nuk ka as edhe një hapësirë të gjelbërt. Nuk ka kënde lojrash për fëmijët. Nuk ka stola për pensionistët.
Durrësi i bukur është shkatërruar. “Rilindja” e ka vrarë Durrësin ndaj pas 25 prillit ne duhet ta rindërtojmë dhe ta zhvillojmë qytetin tonë.

Çfarë rezultati zgjedhor prisni në Durrës më 25 prill? Nëse Rama prek zgjedhjet me 25 prill çfarë ndodhë në Shqipëri?
Rezultati i LSI në Durrës do jetë spektakolar. LSI Durrës ka përjetuar gjatë muajve të fundit një rritje të jashtëzakonshme, përfshirë qindra intelektualë, ekonomistë, juristë dhe profesionistët më në zë të qytetit. Ky ekip elitar që iu bashkua misionit tonë të dyerve të hapura dhe një familje politike që ofron mundësi për të shpalosur aftësitë dhe mbi të gjitha për të ndryshuar Durrësin, do jetë çelësi i suksesit tonë. Misioni ynë është ta shpëtojmë Durrësin nga duart e zuzarëve dhe t’ua kthejmë qytetarëve.
Kryeministri në largim erdhi të kandidonte në Durrës me shpresën për të luajtur kartat e tij të vjetra të manipulimit të zgjedhjeve por u largua me turp pasi Durrësi nuk e do. Banorët e Durrësit nuk e duan. Madje as të vetët nuk e duan. Sepse ai bashkë me çetën e tij janë autorët e rrënimit të Durrësit tonë.
Dhe më 25 prill do zyrtarizohet në të gjithë Shqipërinë ajo që edhe vetë ai e di se shqiptarët duan ta shporrin sa më parë. Dhe do e shporrin me rezultatin më të turpshëm në historinë e zgjedhjeve të 30 viteve të fundit.

Po rreth dëmshpërblimit të banorëve që u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar si do komentonit?

Janë me mijëra familje të Durrësit që po kalojnë dimrin e dytë pa strehë, pa mbështetje dhe në braktisje të plotë. 8,000 banorë jetojnë në çadra, kontenierë dhe në kushte të mjerueshme.
900 familje me banesa DS4 nuk dinë ende se çfarë do ndodhë me ta. Nuk ka as edhe një informacion. Më shumë se një vit dhe zero informacion. Kjo është e papranueshme. Kjo është papërgjegjshmëri totale.
Banesat e tjera janë me akt-ekspertiza kontradiktore. Zero pallate të ndërtuara. Zero punë në lagjen e re në Spitallë që u premtua nga qeveria.

Vetëm “show” dhe xhirime propagandistike. Vetëm gënjeshtra.
Ku janë 1.15 miliardë Eurot që u morrën nga Konferenca e Donatorëve? Me një shifër të tillë mund të rindërtohet e gjithë Shqipëria e jo më banesat e dëmtuara.
Kryeministri në largim e ka shndërruar në mënyrë të përjavshme Durrësin si shesh xhirimi për facebook-un e tij. Dhe kaq. Kjo është tallje me tragjedinë e Durrësit. Kjo është papërgjegjshmëri.

Ai vjen në Durrës dhe udhëzon çetën e tij të gënjejnë banorët dhe të mashtrojnë ndërtuesit se do ndërtohen pallate, qendra tregtare, stadiumi, porti, kulla, etj vetëm për t’i mos i lënë ta braktisin në zgjedhjet e ardhshme. Përdor mashtrimin siç e ka përdorur në shtatë vite qeverisje.
Por askush nuk e beson më. Të gjithë e dinë, madje edhe ata pak veta që i kanë mbetur se më 25 prill ai do shporret përgjithmonë.

Me qeverisjen e re ne do nisim rindërtimin real, të shpejtë, transparent dhe dinjitoz të Durrësit. Do jemi shumëfish të përkushtuar në zgjidhjen e problemeve madhore që solli tërmeti dhe nuk do ketë as edhë një banor të vetëm, as edhe një, që do ndihet i braktisur apo i pastrehë.
Më 25 prill nis një kapitull i ri për Durrësin dhe mbarë Shqipërinë. Nis një qeverisje e popullit, nga populli, për popullin.

SHKARKO APP