Kontjana Kuçi: Gaztori në ikje vazhdon e flet për shëndetësinë në botën e çudirave, ndërkohë situata në Durrës është tragjike

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Kontjana Kuçi ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të sotëm të programit të PS-së për “shëndetësinë që do Rama”, dhe jo për atë në të cilën ndodhet vendi.

“Gaztori në ikje vazhdon me cirkun shumë orësh në TV e flet për shëndetësinë në botën e çudirave në vend që ta ketë vëmendjen tek beteja me pandeminë, ndërkohë situata në urgjencën e Durrësit është tragjike.

Ambulanca pa oksigjen, pa aparatura, pa infermierë, pacientët i nisin në Tiranë në QSUT pasi nuk përballojnë dot fluksin e pacientëve.

Gaztorit dhe cirkut të mashtrimeve të tij i vjen fundi më 25 prill”, shprehet kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi.

SHKARKO APP