Kontrabandë me fruta të thata, arrestohet doganieri dhe 3 persona

Një doganier është arrestuar këtë të premte në Doganën e Kapshticës, pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë pa ushtruar kontrollin përkatës. Doganieri mësohet se është Lulzim Kodra, 59 vjeç, banues në Sovjan, Maliq.

Së bashku më të, janë vendosur në pranga edhe tre persona, të cilët janë: R.Sh. 29 vjec, K. M. 23 vjeç, P.V 45 vjeç. Për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” është shpallur në kërkim edhe 1 person tjetër, me inicialet G.M. 29 vjec, banues në Bilisht Devoll. Sipas Policisë, personat e përmendur janë kapur në Bilisht me mjetet e tyre respektive, ku iu gjetën të ngarkuara mallrat e dyshuara kontrabandë, fruta të thata.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?