Kontratat e lobimit, Arben Ristani flet pas njohjes me akuzat në prokurori
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani në një deklaratë për gazetarët pas daljes nga Prokuroria e Tiranës ku është njohur me akuzën si dhe ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me kontratat e lobimit të PD-së në SHBA.
“Iu kërkova të më njohin me provat dhe nuk ka asnjë fakt që më lidhin me këtë histori. Nuk ka asnjë dokument me firmën time që ka dalë nga selia për këtë çështje dhe nuk ka asnjë telefonatë që më implikon. Dhashë deklaratën time, në pozicionin që kam qenë nuk jam marrë asnjëherë me pagesa, dhe nuk kam pasur asnjëherë dijeni për këtë çështje. Akuza është e nxitur dhe organizuar politikisht për të më bërë mua pis dhe PD-në. Nuk ka asnjë provë dhe asnjë dokument“.
Sipas tij po i vjen fundi po i vjen kësaj qeverie
ndërsa është shprehur shpresëplotë që ka ende prokurorë dhe zyrtarë të drejtësisë që kanë integritet dhe që Shqipëria do të dalë nga ky batak.
KOHA JONË SONDAZH

