Kontratat në Shëndetësi, PS miraton pa opozitën nisjen e hetimit parlamentar
Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, kanë miratuan të vetëm, pra pa opozitën që e kërkoi këtë komision nisjen e hetimit parlamentar.
Me 8 vota, u miratuan edhe kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucioneve sipas kërkesave të opozitës dhe mazhorancës.
Ky propozim, për fillimin e hetimeve ishte parashtruar vazhdimisht gjatë mbledhjes së sotme prej anëtarëve të mazhorancës, por u refuzua nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët e tjerë të opozitës. Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa më herët u ndërpre nga kryetarja Albana Vokshi.