Kontrolle në 7 kazino të Laçit, kapen me shkelje

Lajmi bëhet me dije nga burime zyrtare të ministrisë së Financave, sipas të cilave, nga kontrollet në 7 kazino, janë konfiskuar 20 makina elektronike (automate) lojërash fati, 3 tavolina pokeri, tavolina Black Jack, ruletë etj.

Deri më tani janë proceduar penalisht 4 persona, ndërkohë që aksioni po vijon edhe në dy pika të tjera.

Subjektet ushtronin aktivitet duke mos respektuar ligjet e shtetit, pa paguar taksat dhe në kushte të plota informaliteti.

Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit bën të ditur se aksione do të ketë çdo ditë, ndërsa në bashkëpunim me policinë, si në rastin e kontrollit blic në Laç janë vendosur në target disa qytete.

SHKARKO APP