Kontrolle nga ajri e toka, asgjësohen 116 bimë kanabis në Malësinë e Madhe

Si rezultat i kontrollit nga toka dhe ajri, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit P. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, si dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. K., 44 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A.K dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie krimimale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?