Kontrollet në nëntor, Tatimet: 51.9 mln lekë shkelje nga subjektet

Plot 51.9 milionë lekë shkelje ka konstatuar Drejtoria e Hetimit Tatimor gjatë muajit nëntor në subjekte të ndryshme.

Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon kontrollet në terren në qendrat e qyteteve kryesore në vend, me qëllim uljen e informalitetit, si dhe rritjen e të ardhurave.

Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, gjatë periudhës 1- 26 nëntor, janë kontrolluar 2,928 subjekte, ndërsa janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 1,499 prej tyre me një vlerë shkelje rreth 51.97 milionë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ku më kryesoret renditen si më poshtë:

Swiss Digital Mobile Reklama

– 19 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu jane bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).

– 73 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.

– 508 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).
– 69 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 82 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.

– 307 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
– 193 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 176 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 17 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

– Administrata Tatimore ka si qëllim kryesor ndërgjegjësimin dhe edukimin e tatimpaguesve për të rritur vetëdeklarimet, si dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?