Kontrollet në Tiranë, 16 shoferë arrestohen këtë fundjavë, hiqen 64 patenta

16 drejtues makinash janë arrestuar përgjatë fundjavës në Tiranë.

Sipas Policisë së Tiranë, 9 prej tyre ishin të dehur dhe 7 pa leje drejtimi.

Po ashtu u pezulluan 68 patenta, 30 prej të cilave për pije alokolike dhe 27 për shpejtësi tej normave, 7 pezullime u bënë për mosbindje ndaj Policisë dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia njoftoi se 12 drejtues makinash janë proceduar për mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi, nga të cilët 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2204885936464432/?t=0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?