Konventa e Partisë së Lirisë nesër në Tiranë, Meta do të flasë LIVE nga qelia

Nesër në Tiranë do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook thotë se kanë nisur përgatitjet për këtë event. ”Presidenti Ilir Meta do të përcjellë një mesazh LIVE për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët, duke shprehur angazhimin e tij për të adresuar çështjet e rëndësishme për vendin”, u shpreh Blushi përmes një videoje.

Postimi i plotë

Gjithçka gati për Konventën madhështore të Tiranës!

Për herë të parë, 100 ditë pas rrëmbimit kriminal dhe fiks 100 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Ilir Meta do të përcjellë LIVE mesazhin e tij për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët.

E shtunë, 1 Shkurt

Xhamia e Namazgjasë, Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit-Ora 11:00

Së bashku për Fitoren më 11 Maj të “5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus”!

SHKARKO APP