Konventa Kombëtare e Demokratëve, gazetari i Zërit të Amerikës: Obama tha se SHBA do të hyjë në kapitull të ri
Demokratët në Amerikë mbajtën Konventën Kombëtare, aty ku Kamala Harris mori mbështetje të madhe për garën presidenciale. Gazetari i ”Zërit të Amerikës”, Artan Haraqija thotë në këtë Konventë foli ish-presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama. Ai tha se Barack Obama gjatë fjalës tha se Amerika do hyjë në një fazë të re zhvillimi. Ai hodhi akuza dhe në drejtim të Donald Trump.
”Harris nuk ishte e pranishme fizikisht në Konventë. Ish-presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij morën fjalën në Konventë. Obama tha se Amerika duhet të hyjë në fazë të re historike. Ai hodhi dhe akuza në drejtim të Donald Trump. Obama vuri theksin tek fakti që Trump akuzon kundërshtarët për çështje personale dhe me teori konsipracioni.
Zonja Michelle Obama tha se amerikanët duhet të votojnë dikë si Kamala Harris. Bashkëshorti i Kamala Harris tha se kandidatja për presidente të SHBA është një luftëtare. Në këtë Konventë kishte edhe zyrtarë republikanë, që janë zhgënjyer me Trump. Grishen tha se Trump nuk ka moral dhe besnikëri ndaj të vërtetës. Zonja Harris do ta pranojë kandidaturën më 22 gusht. Trump në Miçigan tha se SHBA duhet të bëhet sërish e sigurt. Anketat thonë se Harris është në avantazh prej 4 përqind ndaj Trump”.