Konventa rinore e PSM – Reforma zgjedhore, Koja: Deri më sot arnime, të ndryshojë sistemi
Në Konventën Rinore të Partisë Socialiste të moderuar, kryetari Gjergji Koja, tha se reforma zgjedhore është më e rëndësishme se ajo në drejtësi, pasi sipas tij gjithçka fillon nga vota. Deri më sot, tha Koja, nuk ka pasur reformë zgjedhore, ndërsa apeloi për ndryshim të sistemit elektoral, duke propozuar korrektimin kombëtar.
Deri me sot nuk ka pasur reformë elektorale vetëm arnime në bazë të interesave afatshkurtara të forcave kryesore politike.
Kështu u shpreh kryetari i Partisë Socialiste të Moderuar, Gjergj Koja, në Konventën Rinore të këtij formacioni politik.
Koja: Reforma zgjedhore që po bëhet tani është padyshim fondamentale për demokracinë dhe stabilitetin e Shqipërisë. Nuk gaboj po të them se është më e rëndësishme edhe se reforma në drejtësi, e cila për momentin ka vajtur për pushime në Venecia. Pa reformë zgjedhore nuk mund të ketë shtet, sepse nga vota fillon gjithçka.
“Reforma zgjedhore është mundësia e fundit për ndërtimin e një demokracie funksionale”, tha kryetari i socialistëve të moderuar, ndërsa kërkoi ndryshim të sistemit elektoral.
Koja: Ka ardhur minuti të vendoset korrektimi kombëtar i zgjedhjeve. Zgjedhjet e vitit 2017 padyshim përbëjnË portën dhe kushtin e fundit për klasën politike shqiptare për të anëtarësuar përfundimisht shqiptarët në familjen e vlerave të lirive të BE.
Politika cinike dhe konfliktuale po dëmton endrrën e të rinjve, tha Koja, duke shtuar se anëtarësimin në Bashkimin Europian e ka kthyer në ankth nga frika e dhënies llogari nëse drejtësia do të bëhet si në Europë.
KOHA JONË SONDAZH

