Koordinatori i Shkodrës për pandeminë, Lamallari: Do ja dalim

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, është caktuar si koordinator për qarkun e Shkodrës, në përballimin e situatës së pandemisë së Covid-19. Komandimi i Lamallarit erdhi pas shkarkimit të prefektit të Shkodrës, Çesk Millja, disa ditë më parë, pasi ministri i Brendshëm konstatoi neglizhencë në marrjen e masave që parandalonin grumbullimet masive, sidomos në tregje.

Këtë paradite, Lamallari, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, kanë inspektuar tregjet.

Lamallari u ka kërkuar qytetarëve të Shkodrës bashkëpunim për kalimin me sukses të kësaj krize. Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se qëllimi i masave nuk është ndëshkimi i qytetarëve shkodranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodra është qyteti i dytë me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me koronavirus, plot 70, duke mbetur vetëm pas Tiranës, me 221 raste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?