Kopshti Botanik, pronë e Bashkisë apo Universitetit? FSHN çon në gjykatë vendimin e qeverisë

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës ka vendosur të çojë në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e qeverisë për të kaluar Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të ditës së djeshme, Asambleja e FSHN ka vendosur unanimisht ta dërgojë këtë çështje në gjykatë. Në një deklaratë për shtyp, FSHN thekson se Gjykata Administrative duhet të vendosë në favor të shpëtimit të këtij institucioni unik me vlera kombëtare të pazëvendësueshme.

“Të shqetësuar për fatin e Kopshtit Botanik dhe në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor, Asambleja unanimisht mori vendim që të përcjellë nga afër të gjitha hapat e këtij procesi, me praninë e të gjithë trupës së saj para Gjykatës Administrative të Apelit, ditën e mërkurë, datë 09.10.2019 ora 11:00, me shpresë të një vendimi të drejtë në favor të shpëtimit të këtij institucioni unik me vlera kombëtare të pazëvendësueshme”, thuhet në deklaratën e FSHN.

Kujtojmë, që Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e 17 korrikut 2019 të kalojë Kopshtin Botanik në pronës të Bashkisë së Tiranës, teksa më parë ai ishte pronë e Universitetit të Tiranës.

SHKARKO APP