Kopshti Botanik. Studentë e pedagogë marshim-protestë

Studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kanë nisur sot marshimin e tyre në formë proteste, në mbrojtje të Kopshtit Botanik.

Marshimi pritet të përfundojë në ambientet përpara Gjykatës së Apelit, ku po shqyrtohet çështja që pronësia e Kopshtit të mos i kalojë Bashkisë së Tiranës.

Pedagogët shprehen se në rast se Kopshti Botanik i jepet Bashkisë së Tiranës, dhe më pas biznesmenëve për të ndëtuar, studentëve do tiu hiqej një nga laboratorët më të rëndësishëm që ata kanë.

Një prej pedagogeve të FNSH, Mimoza Hafizi u shprej se kjo që qeveria po bën me Kopshtin Botanik është një grabitje e pastër.

“Jemi bashkë dhe protestojmë ndaj kësaj grabitje të universitetit publik. Kjo është një grabitje e pastër. Profesor Petriti është një nga kontributorët kryesor për krijimin e këtij aseti. Është një zhbërje e një kontributi të gjatë dhe një grabitje e pastër”, deklaroi Hafizi.

SHKARKO APP