Kopshti ku u dh*nua 3-vjeçarja, nisin hetimet për pronarin. Fshehje e pasurisë

Pronari i kopshtit pa licencë ”Stinët”, ku u dhunua një vajzë 3-vjeçare është proceduar penalisht. Bëhet e ditur se 45-vjeçari akuzohet për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, ”Fshehja e të ardhurave”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

45-vjeçari ka ushtruar veprimtarinë pa licencë në një kopsht fëmijësh, në rrugën “Ali Demi”, Tiranë, dhe ka fshehur të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet. Më herët për ngjarjen janë pezulluar tre zyrtarë të Policisë së Tiranës dhe po hetohen për shkelje të rëndë disiplinore.

Lajmi u bë i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili e mori vendimin pas publikimit të pamjeve të dhunës në emisionin investigativ “STOP”.
Kurse për edukatoren që dyshohet se ka dhunuar të miturën ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Sipas dëshmisë së saj para uniformave blu, Dehima pohoi se e goditi me vizore me qëllim për ta bindur që të merrte pjesë në mësim, e jo për ta dëmtuar. Sipas medieve, ajo ka deklaruar edhe se kur e dërgoi për të fjetur gjumë, vajza nuk shfaqi shqetësime.

SHKARKO APP