Kopshti ”Zubeyde Hanim”, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e prindërve

Këtë të hënë, Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesë-padinë e prindërve të fëmijëve të kopshtit “Zubeyde Hanim”.

Në një seance që zgjati për më shumë se 1 orë e 30 minuta, Gjykata nuk ka marrë parasysh kërkesën e prindërve të cilët nëpërmjet një kërkesë padie kërkuan anulimin e urdhrit të ministrisë së Arsimit që vendosi mbylljen e kopshtit.

Në përfundim të seancës avokatët e cilësuan të paligjshëm vendimin duke paralajmëruar ankimim në Apel te këtij vendimi. Prindërit bëjnë apel për drejtësi dhe se çështjen do ta çojnë deri në Strasburg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?