Korab Lita: Rudina Hajdari shpërdoroi besimin politik, e pranoi dorëheqjen

Korab Lita, kryetari i ri i grupit parlamentar “Demokrat” tha në një konferencë për shtyp se Rudina Hajdari e ka pranuar më parë tërheqjen nga posti që mbante, pasi iu komunikua nga kolegët deputetë, pavarësisht se ajo e kishte përgënjeshtruar largimin.

“Zonjës Hajdari i është kërkuar të tërhiqet nga drejtimi i grupit dhe të vazhdoj detyrat e tjera. Pasi i shprehëm shpërdorimin politik, zonja Hajdari e pranoi dorëheqjen në mënyrë verbale”, tha Lita.

Një ditë më parë, pasi u dorëzua në Kuvend shkresa për emërimin e Litës në krye të grupit dhe largimin e Hajdarit, deputeti Halit Valteri, nisi disa orë më vonë një tjetër letër drejtuar kreut të Kuvendit, ku njoftoi tërheqjen nga firma për largimin e Rudina Hajdarit. Valteri paralajmëron zhbërjen e grupit demokrat nëse merret parasysh vendosja e Korab Litës si kryetar. Por sipas Litës, mbeten ende edhe tetë deputetë dhe grupi nuk do të shpërbëhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?