Korça kyç “Koron” dhe Kalanë për sulmet në Tushemisht

Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy të arrestuarit për sulmet me armë në hotelin “Voloreka”, që kishin në shënjestër, djalin e biznesmenit Jetmir Muçollari. Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, Meard Berberi në rolin e organizatorit dhe Ervin Kalaja në rolin e fshehjes së autorëve, dolën përpara trupit gjykues.

Gjykata e Korçës caktoi masën “arrest me burg” për Berberin dhe Kalanë, ndërsa për Kaloshin ka shpallur moskompetencë.

Një ditë më parë, trupi gjykues në Gjykatën e Pogradecit la në burg Anterio Kaloshin, ndërsa dha masën arrest me burg për 40 ditë për tre të arrestuarit e tjerë, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia, por për akuzën “armëmbajtje pa leje”.

Për akuzat e ngritura në lidhje me sulmet në hotelin “Voloreka”, më datë 1 dhe 8 gusht, edhe Gjykata e Pogradecit shpalli moskompetencën.

SHKARKO APP