Korça, ”porta” e refugjatëve

Nuk është më lajm që Shqipëria është porta ”e artë” për refugjatët që e shohin tokën tonë si bekim për kalimin drejt vendeve të BE-së. Kufiri i gjelbër me Greqinë në juglindje është porta kryesore e refugjatëve nga vendet e luftës që synojnë të kalojnë tranzit përmes Shqipërisë drejt BE-së. Qershori shënoi rritjen e veprimtarisë së dhënies së ndihmës së paligjshme kundrejt pagesës nga të ashtuquajturit taksistë të emigrantëve.

Së fundmi edhe Lezha është kthyer në një stacion i grupeve të refugjatëve që synojnë kufirin me Malin e Zi ose atë me Kosovën që janë dy rrugët përmes të cilave tentojnë vendet e BE. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Kufirit, nga janari deri në shtator 2020 në territorin shqiptar janë ndaluar 8100 klandestinë, 3 mijë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Paçka se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë është rritur, numri i personave që mbahen në qendrën e azilkërkuesve në 3 muajt e fundit ka rënë madje. Me largimin e refugjatëve nga qendra pritëse për azilkërkuesit, sipas banorëve janë zgjidhur dhe problematikat e cenimit të rendit dhe vjedhjes së banesave që ndodhen në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?