Korça sërish në hartën e të prekurve me koronavirus
Një tjerë shifër shqetësuese të prekurish me koronavirus është regjistruar sot në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë identifikuar 82 raste të reja.
Një prej këtyre rasteve të infektuar është në Korçë, i cila mësohet se ka qenë i shtruar për dy ditë në QSUT dhe më pas është kthyer në vendin e tij.
Ai është një person në moshë të thyer, që aktualisht po trajtohet në kushte shtëpie dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ndërkohë, janë izoluar menjëherë familjarët dhe epidemiologët po gjurmojnë kontaktet e të prekurit.