Korçari “ngre alarmin” në Polici: Më ka ikur gruaja nga shtëpia

Një 38-vjeçar ka bërë kallëzim në komisariatin e Policisë së Korçës, se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij dhe nuk i është kthyer më.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.N. nga fshati i Drenovës, i cili ka kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e gruas.

“Më datë 25.03.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi E. N., 38 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij shtetasja S. A., 24 vjeçe.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Policia njofton se po punohet për gjetjen e saj.

SHKARKO APP